E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, UÇK-së proteston para kryeministrisë

Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë hyrë në ditën e 61-të të grevës, e që kërkojnë miratimin e Ligjit për veteranët, kanë paralajmëruar për sot një protestë para ndertës së Qeverisë së Kosovës.
 

Disa nga grevistët dje kishin zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, por nga ky takim nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.
 

Qeveria ka kërkuar ndërprerjen e grevës së veteranëve të UÇK-së, ndërkaq, grevistët kanë deklaruar se nuk do ta ndërpresin grevën pa u plotësuar kërkesa e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›