Video “Meta-Prifti”, Gjykata tërhiqet për vendim

Gjykata e Lartë është tërhequr për të dhënë një vendim në lidhje me çështjen e videopërgjimit “Meta-Prifti”.
Avokatët e Metës në seancën e sotme kanë kërkuar që të administrohet si provë kaseta e incizuar, së bashku me procesveralin e transkiptimit të videos.
“Të thirret si dëshmitar Leonard Beqiri. Të merret si provë kaseta Prifti-Beqiri”, janë shprehur ata.
Por nga ana e saj, Prokuroria ka deklaruar se kaseta Prifti-Beqiri nuk mund të merret si provë.