Kosove Vetevendosje kerkon shqyrtimin e dy ligjeve

Levizja Vetevendosje i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese te Kosoves per shqyrtimin e dy ligjeve te miratuara me 20 prill nga Parlamenti i Kosoves ligjin per qendren historike te Prizrenit dhe Ligjin per Hocen e Madhe nje fshat me shumice serbe ne rrethinen e Prizrenit.
Kjo levizje argumenton se te dyja ligjet jane anti-kushtetuese. Ligji per qendren historike te Prizrenit parashikon qe te gjitha veprimtarite ne qendren e ketij qyteti perfshire ndertimet e sherbimet komunale te rregullohen ne menyre te vecante nga nje mekanizem i posacem qe do te perbehej nga komunitetet fetare komunitetet etnike dhe shoqeria civile.
Qe ne projektin e pare ai kishte nxitur reagime te shoqerise civile dhe nje pjese te partive politike sipas te cilave ai i jep nje ze me te fuqishem Kishes Ortodokse ne Kosove. Te njejtin shqetesim ngre Vetvendosje edhe ne lidhje me ligjin ai per Hocen e Madhe.
Sipas levizjes Vetevendosje te dyja ligjet e shkelin Kushtetuten ne pikat qe kane te bejne me karakterin laik te shtetit te Kosoves dhe paanshmerine ndaj ceshtjeve te besimeve fetare barazine para ligjit si dhe parimet e pergjithshme te veteqeverisjes lokale. Miratimi i ketyre ligjeve eshte mbeshtetur nga ambasada amerikane dhe mekanizmat e tjere nderkombetare te cilet vleresojne se me kete veprim Parlamenti i Kosoves ndermori veprimet per ta levizur shtetin me afer qellimit te perfundimit te pavaresise se mbikeqyrur.
Kosova shpalli pavaresine ne shkurt te vitit 2008 ndersa nje numer shtetesh qe e kane njohur ate perfshire Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te Bashkimit Evropian themeluan grupin drejtues nderkombetare per Kosoven dhe vune zotin Pieter Faith ne postin e mbikeqyresit te pavaresise e cila vazhdon te kundershtohet ashper nga Serbia. Grupi Drejtues Nderkombetar pret qe deri ne shtator ti jap fund mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves.