E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Vetëvendosje kundër zgjedhjeve presidenciale

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale ndërsa vlerëson se nuk është koha për zgjedhje presidenciale. 

Antari i Vetëvendosjes Rexhep Selimi mendon se zgjedhjet parlamentare janë më të domosdoshme se ato presidenciale.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë kohë temë kryesore nuk është zgjedhja e presidentit sepse, tek e fundit, Kosova nuk është duke vuajtur për një president, por për një qeveri të mirë dhe të përgjegjshme”, ka thënë Rexhep Selimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›