Protesta ne Jemen humbin jeten 4 persona
Të paktën 4 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin Sanaa të Jemenit, si pasojë e protestave anti-qeveritare.
Trupat e presidentit Ali Abdullah Saleh kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
Ata ishin duke protestuar kundër transferimit të pushtetit një marrëveshje që i jep Salehut imunitet nga ndjekja penale.
Saleh nënshkroi marrëveshjen në Arabinë Saudite, sipas të cilës ai do të japë dorëheqjen pas më shumë se 30 vjet në pushtet.
Presidenti Saleh ka dorëzuar pushtetin te zëvendësi i tij pas muajsh të protestave.
Por protestuesit e grumbulluar në kryeqytetin Sanaa, në Jemen deklaruan se do të kundërshtojnë çdo pakt, që do të garantojë imunitetin e Presidentit.
Sipas tyre, kjo iniciativë e marrë nga vendet arabe të Gjirit, përbuz gjakun e martirëve.
Qindra persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën, pas shtypjes së protestave që nisën në muajin shkurt.