Samuel Zhbogar shef i ri i BE-së në Kosovë

Bashkimi Europian është afër vendimit për emërimin e përfaqësuesit të saj në Kosovë.
Disa burime diplomatike në BE i kanë thënë “Kohës Ditore” se ministri aktual i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, është kandidati kryesor për të marrë postin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Burimet diplomatike në BE i kanë konfirmuar gazetës se ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, është kandidati favorit për shef të Zyrës së BE-së në Kosovë, ndërsa më vonë do të marrë edhe postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Kosovë.