Turistët britanikë, braktisin Tunizinë

Si pasojë e trazirave të fundit, turistët britanikë kanë braktisur Tunizinë. Gjithashtu vendet perëndimore u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të shmangin udhëtimet drejt shtetit Afrikan. Ditën e djeshme një grup turistësh britanikë është kthyer në atdhe. Ata kanë deklaruar për BBC-në se janë ndierë shumë të frikësuar në shtetin Afrikan.
Sipas informacioneve, rreth 4 mijë turistë të tjerë nga Britania, Irlanda dhe Gjermania do të evakuohen nga Tunizia. Ndërsa presidenti i vendit Ben Ali ka lënë vendin dhe është larguar drejt Arabisë Saudite. Ditë më parë ai ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 2014. Në qytetin e Menzel Bouzaiane, rreth 5 mijë njerëz janë mbledhur për të festuar largimin e presidentit.