Kosovë, ambasada amerikane dënon sulmin në Frankfurt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i bashkohet popullit të Kosovës duke dënuar sulmin e djeshëm në Frankfurt, ku 21-vjeçari me origjinë kosovare Arid Uka vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.
Në emër të popullit amerikan, ambasada falënderon qeverinë dhe presidentin e Kosovës për deklaratat e ngushëllimit dhe mbështetjes në këtë kohë, thuhet në njoftim e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.