E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia, Bugajski: Fituesi i zgjedhjeve të zgjidhë kontestin e emrit

Fituesi i zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni, duhet të përfundojë edhe çështjen e kontestit të emrit, deklaroi analisti amerikan në Uashington, Janush Bugajski.

Bugajski ka theksuar se administrata amerikane do të dëshironte të ketë një zgjidhje përfundimtare të kontestit të emrit, që po bllokon integrimin euroatlantik të këtij vendi, thekson agjensia e lajmeve INA.

“Ashtu siç kam kuptuar takimi midis kryeministrit Gruevski dhe nënpresidentit Bajden dhe sekretares Klinton ka qenë shumë i suksesshëm. E shoh se Qeveria jonë dhe administrate dëshiron të shoh një kompromis. Pala maqedonase mund të bëjë një kompromis në kualifikimin e emrit me termin "Shkupi".  Kjo do të ishte më pozitive”, theksoi drejtori i Institutit amerikan për Krijimin e Politikave dhe Mendimit Publik, Janush Bugajski, i cili vlerëson se diskutimet për çështjen e emrit nuk duhet të udhëhiqen para opinionit, por pas dyerve të mbyllura.

Ai ka shtuar se kontesti midis Shkupit dhe Athinës duhet të përfundojë, ndërsa zgjidhja përfundimtare duhet të bazohet tek propozimet e përafërta të të dyja palëve.

Bugajski vlerëson se faktorët e brendshëm janë ato që mund të shkaktojnë destabilizimin e Maqedonisë dhe jo Greqia.

“Popullata shqiptare në Maqedoni mund të frikësohet gjatë kohës për shkak se vendi nuk po hyn në NATO. Mundet që shqiptarët të tërhiqen nga institucionet dhe të ketë hapa të tjerë që do ta destabilizojnë vendin. Do të përsëris se kjo nuk do të jetë nga faktorët e jashtëm, por nga faktorët e brendshëm”, deklaroi Bugajski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›