Kosovë, ambasada amerikane dënon sulmin në veri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar sulmin dhe dhunën e sotme ndaj grupit multietnik i 41 punëtorëve.
Këta të fundit mësohet se ishin ishin të punësuar në projektin e përkrahur nga USAID-i, për përmirësimin e jetesës së komuniteteve në Mitrovicën veriore.
"Viktimat e sulmit ishin serbë dhe shqiptarë të Kosovës, boshnjakë dhe të tjerë. Të gjithë ata ishin thjesht qytetarë të rëndomtë, të cilët punonin për kafshatën e gojës", thuhet në deklaratën e ambasadës.
"Ne dënojmë përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga personat, të cilët ndjekin axhendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike", theksohet, mes të tjerash, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.