E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç:Dialogu, kur të zgjidhet kriza në veri

Shefi i delegacionit serb për bisedime me Kosovën, Borislav Stefanoviç, ka thënë në Bruksel se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mund të zhvillohet kur të gjendet zgjidhja për veriun e Kosovës.

Ai ka shtuar se Serbia do të insistojnë për biseda me BE-në dhe SHBA-të në lidhje me këtë problem. Sipas tij, gjatë takimeve të djeshme del se zyrtarët ndërkombëtarë nuk pranojnë ndërrimin e gjendjes të tanishme në pikat kufitare të veriut të Kosovës.

“Kjo është pasojë e masave të njëanshme të Prishtinës, e cila për këtë kishte mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai, transmeton “Beta”.

“Ata që kanë mbështetur masat e dhunshme të Prishtinës kanë dashur ta izolojnë Serbinë dhe të thonë se Beogradi nuk është për marrëveshje” ka shtuar më tej Stefanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›