Kuba kërcënohet nga uragani Paloma
Florida (Start)- Qendra amerikane e kontrollit të uraganeve në Miami të Floridas, njofton se uragani Paloma po i afrohet Kubës. Nga uragani parashikohen shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje toke dhe përmbytje kur ai të përplaset me brigjet jugore të ishullit.
Paloma ka arritur në uragan të kategorisë së tretë dhe pasi është përplasur me brigjet e ishujve Kajmen me shpejtësi 185 km/orë, po i afrohet Kubës.
Paloma ka arritur në uragan të kategorisë së tretë dhe pasi është përplasur me brigjet e ishujve Kajmen me shpejtësi 185 km/orë, po i afrohet Kubës.