E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një nga themeluesit e grupit kriminal “Zeta” në Meksikë

Meksiko Siti (Start)- Arrestohet një nga themeluesit dhe drejtuesit e grupit kriminal “Zeta” në veri të Meksikës, pranë kufirit me SHBA-në.

Policia federale e Meksikës njofton se Jaime Gonzalez Duran, ish-ushtarak, u arrestua në Rejnosa, pranë kufirit me Teksasin.

"Duran ishte drejtues dhe themelues i grupit kriminal 'Zeta', që kontrollonte aktivitetet e këtij grupi në shtatë shtete të Meksikës", deklaroi për shtypin drejtori i policisë federale të Meksikës.

Gjithashtu burimet e mësipërme njoftojnë se Duran kërkohej në Amerikë për lidhjet e tij me trafikun e kokainës dhe akuzohej për ekzekutimet e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale “Zeta”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›