E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, arrestohen 40 persona, dyshime për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve

Njësia e Antikrimit Ekonomik në Kosovë, e udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit, është duke realizuar një aksion në disa rajone të vendit.

Policia po ekzekuton 40 urdhër-arreste, mes të cilëve janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroeje, Valon Berisha.

I gjithë ky grup dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumente për përfitime të paligjshme.

Sipas mediave, vlera e dëmit arrin mbi 1 milion euro.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›