Kosovë, arrestohet guvernatori i Bankës

Njësitë speciale të policisë së EULEX-it së bashku me policinë e Kosovës sot në orën 10:00 të mëngjesit arrestuan Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, me dyshimet për korrupsion, marrje ryshfeti, shmangie nga tatimi, ushtrim ndikimi dhe shpëlarje parash. Kamera e Televizionit Alsat ishte prezentë në çastet e arrestimit të zyrtarit më të lartë të institucioneve të Kosovës nga ana e EULEX-it deri tash, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Sot që nga orët e mëngjesit është duke u kryer një bastisje me urdhër të Prokurorit Special në zyrën e Guvernatorit dhe në zyrën e zyrtares së lartë për mbikëqyrje financiare. Procesi i bastisjes është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij do të japim detajet tjera”, beri te ditur Besnik Kada, Zëdhënës i BQK-së.
Ndërkohë EULEX-i përmes një komunikate ka njoftuar se që nga ora gjashtë e mëngjesit oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit, kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, ndër të cilat edhe ajo e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrat e Bankës Qendrore si dhe një kompani private.
EULEX ka bërë të ditur se bastisjet janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Një prokuror kosovar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si dhe monitoruesit policor të EULEX-it dhe një oficer ndërlidhës, ndodhen ende në Bankën Qendrore për mbikëqyrje dhe për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale si dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave që janë aty.
EULEX është duke hetuar së paku 25 zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës të dyshuar për përfshirje në korrupsion, ndërsa që ky mision në tërësi është duke hetuar mbi 100 raste të mëdha përfshirë edhe ndërmarrja publike, private e përfaqësues edhe të partive opozitare në kuadër të luftës që ka nisur për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e premte , 23 korrik 2010 ) < I mëparshmi