E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, PS: Ministri Prifti tëpërgjigjet para drejtësisë

TIRANë- Partia Socialiste (PS) vijoi sot akuzat ndaj Ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti i cili saj është pasuruar përmes aferave korruptive me 2 miliardë e gjysëm lekë gjatë vitit të kaluar.
"Nuk ka mbetur më shqiptar, i madh e i vogël, që të mos kuptojë aferat korruptive që e kanë pasuruar Ministrin e Ekonomisë me plot 2 miliardë e gjysëm lek vetëm gjatë një viti, viti që shënoi kulmin e krizës ekonomike për shqiptarët", tha sot në një deklaratë për mediat deputetja e PS-së Ermonela Felaj.
Më pas, deputeteja krahasoi pasurinë e Priftit me ekonominë e shqiptarëve. “Ndërkohë që në Shqipëri papunësia u rrit vitin e fundit me plot 100 mijë të papunë, ndërkohë që për pensionistët dhe punonjësit e administratës shtetërore jetesa u veshtiresua, ndërkohë që faturat e ujit dhe të energjisë u disafishuan, Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti deklaroi një fitim neto prej 2 miliardë e gjysëm lekësh”.

Sipas saj ministri Prifti nuk mund të fshihet, por duhet të japë përgjigje para drejtësisë.

“Dritan Prifti nuk mund të fshihet. Ai duhet të japë përgjigje, jo vetëm përpara drejtësisë, por edhe përpara të gjithë shqiptarëve. Pa dhënë përgjigje, pa bërë transparencë dhe pa mbajtur përgjegjësi, kjo histori nuk do të mbyllet,” tha Prifti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›