E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, caktohet kolegji gjyqësor për Haradinajn

Kryetari i Tribunalit Patrick Robinson, ka caktuar kolegjin gjyqësor tre anëtarësh, i cili do të udhëheqë procesin e përsëritur pjesërisht kundër ish Komandantit të UçK-së, Ramush Haradinaj dhe dy të tjerëve. Anëtarët e Trupit Gjykues janë: Bakone Justice Moloto, kryetar dhe Barton Hall Aguedelo. Tani mbetet që Gjykata të caktojë datën kur do të nisë procesi gjyqësor, ndonëse për shkak të pushimeve të verës ka pak mundësi që kjo të bëhet shpejt.

Sipas zëdhënëses së gjykatës, Nerma Jelacic, duke pasur parasysh rrethanat angazhimi është që dicka e tillë të ndodhë sa më shpejt. Në Prishtinë zyrtarë të AAK vlerësuan se tani më shumë se kurrë Ramush Haradinaj i duhet Kosovës, në veçanti duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare. Edhe Kuvendi i Kosovës ka shprehur shqetësimin për ndaljen e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në rigjykim në Hagë. Por legjislativi i vendit ka shprehur besimin e plotë në drejtësinë e Tribunalit të Hagës dhe në pafajësinë e Haradinajt.

Delina Bitraku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›