E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, barrikadat serbe ende në veri

Pjestarët e KFOR-it amerikanë e maroken, qëndrojnë pranë rrugës së bllokuar. Drejtuesit e KFOR-it amerikan e maroken, rreth orës 13:00, me helikopter kanë sjellë tela me gjëmba dhe kanë bllokuar plotësisht rrugën në vendin e quajtur Izvor. Sipas mediave kosovare, kjo rrugë ishte e bllokuar prej ditës së djeshme, pasi ende nuk është arritur marrëveshja me serbeve lokal, KFOR-it dhe EULEX-it.

Si kundërpërgjigje për KFOR-in,serbët kanë bllokuar rrugët, por pas një ore kanë liruar vetëm një kalim të rrugës Mitrovicë-Rashk. Megjithatë KFOR-i është i vendosur që të mos lejojë kalimin e tonelatave të naftës e mallrave të tjerë nga Serbia.

Përfaqësuesit e strukturave paralele kanë thënë se nëse vjen cështja deri tek përshpejtimi i situatës, atëherë për këtë, fajin do ta kenë KFOR-i dhe EULEX-i për shkak se sipas tyre, ata mbajnë përgjegjësinë për sigurinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›