E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ledri, anëtar i jurisë

Ledri Vula, ish anëtar i grupit ''Skillz'', i cili ka braktisur karrierën në muzikë, rikthehet në vëmendjen e publikut me një rol të veçantë. Ai është një nga anëtarët e jurisë për  #InstaKosova, garën kombëtare për foton më të mirë,  të botuar nga vetë qytetarët e Kosovës në rrjetet sociale në internet.

Ky është projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në kuadër të festimit të pesë vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Krahas Ledrit, që është me profesion regjisor, anëtarët e tjerë të jurise janë edhe Garantina Kraja, Dua Lipa dhe Arjeta Emra.

Juria, e kryesuar nga Adriatik Kelmendi,  do të vlerësojë fotot më të mira për kategoritë "Vendet e Kosovës", "Njerëzit e Kosovës" dhe "Ngjarjet në Kosovë".
Do të shpërblehen 10 fotot më të mira me nga 250 euro, ndërsa fituesit e fotos më të mirë në çdo kategori do të fitojnë nga 800 Euro. 100 fotot më të mira do të botohen në një botim të veçantë. Kushti i vetëm është që fotografia të ketë qenë e postuar në rrjetet sociale Instagram, Facebook, Flicker, tek profilet e kosovarëve gjatë pesë vjetëve të fundit.

Gara kombëtare për foton më të mirë është e hapur deri më 28 janar 2013.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›