Rona, bashkëpunim me Berman Brothers

Rona Nishliu, pas publikimii të këngës ''Se vetëm zemra flet saktë", ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka konfirmuar edhe fotografi shqiptar Fadil Berisha, i cili ka bërë të ditur se Rona ka takuar edhe Berman Brothers. Producentët me famë botërore janë të njohur për bashkëpunimet me yjet e muzikës, si Coldplay, Sting, Reamon, Cher, Dido, Real Mc Coy, Maroon 5 dhe Buena Vista Social Club.
Gjatë qëndrimit në SHBA, përveç se me fotografin Berisha, Rona është takuar edhe me valltarin e njohur shqiptar, Tony Dovolani, i famshëm nga shfaqja televizive ''Dancing with the stars".
Këngëtares iu hapen shumë dyer në industrinë muzikore pasi që përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e kaluar të festivalit evropian të këngës "Eurosong", dhe hyri në histori, duke u rradhitur e pesta me këngën "Suus". /Indeksonline/