E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosovë, dështon përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit

PRISHTINË, 3 maj /ATSH/  Ndëpritet vazhdimi i seancës konstituive për të dhjetën herë për konstituimin e legjislaturës së 9-të.

Me 54 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, nuk ka kaluar Komisioni për zgjedhjen e kryeparlamentarit me votim të fshehtë, me këtë rast kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën në ora 10:00. “Me 54 vota për, 1 kundër dhe nuk kemi asnjë abstenim. Atëherë obligohemi të ndërpres seancën, sepse nuk ka kuorum dhe të shihemi të hënën në ora 10:00”, ka thënë Dehari.

Ndërsa kjo është hera e dhjetë që tentohet të konstituohet Kuvendi.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›