E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë dialogu, Tahiri në dyshime

Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, njëherësh shefe e delegacionit për bisedime me Serbinë, ka shfaqur dilemën nëse do të pranojë të ulet në një tavolinë në Bruksel me homologun e saj në dialogun me Serbinë, Borislav Stefanovic.
 

Shefja e delegacionit kosovarë në këtë dialog tha për mediat kosovare se Stefanovici ka dëmtuar rëndë imazhin e tij.
"Ndërhyrja që është bërë nga ana e Serbisë, për ne është një veprim destruktiv dhe për fat të keq, në kuadër të kësaj politike destruktive, Stefanovic ishte pjesë e kësaj veprimtarie të dhunshme, thaTahiri.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës mban këtë qëndrim pas fjalës së kryeministrin Hashim Thaçi i cili akuzoi zyrtarët serbë për nxitje të dhunës në veri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›