E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, dorëhiqet Ministri i Financave

14-01-2013 / Gazeta 55

Bedri Hamza, ministër i Financave te Kosovës ka dhënë dorëheqjen. Lajmi behet me dije nga mediat kosovare.
Po sipas mediave, pas dorëheqjes, ne këtë post janë në dispozicion dy pozita të larta institucionale. Ai pritet në emërohet përfaqësues i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington, ose guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), të cilën pozitë aktualisht është duke e ushtruar Gani Gërguri.
Megjithatë mediat kosovare, nuk sqarojnë arsyet e vërteta te dorëheqjes se Bedri Hamzës nga njëra prej pozitave më të rëndësishme te qeverise se kosoves. Para se të zgjidhet ministër i Financave, Bedri Hamza, ka qenë zëvendësministër i Financave, në kohën kur në krye të kësaj Ministrie ishte Ahmet Shala.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›