E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove edhe danezet nisin terheqjen

Nga fundi i vitit edhe Danimarka do te nise te terheqe trupat e saj paqeruajtese nga Kosova.

Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem danez Lene Espersen i cili ka saktesuar se ne shtetin e ri do te mbeten gjithesesi rreth 35 ushtare.

Forcat e mbetura do te vazhdojne te qendrojne ne Kosove ne kuader te perpjekjeve te NATO-s per te ruajtur paqen dhe stabilitetin ka deklaruar Espersen.

Ne shkurt te ketij viti qeveria daneze zvogeloi numrin e ushtareve nga 320 ne 150 edhe pse ne ate kohe pritej qe te behej nje terheqje totale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›