Vizat Krasniqi Pas nentorit hapet rruga per Kosoven
Keshtu ka deklaruar ushtruesi i detyres se presidentit te vendit Jakup Krasniqi pas takimit me ambasadorin e Shqiperise ne NATO Artur Kuko.
Krasniqi ka pergezuar shtetin shqiptar per liberalizimin e vizave duke vleresuar lart vendimin e Parlamentit Evropian per perfshirjen e Shqiperise dhe te Bosnjes ne kete proces.
Ai ka shfaqur shpresen qe edhe Kosova si vendi me i vogel i Ballkanit te behet pjese e vendeve ballkanike dhe evropiane ne procesin e liberalizimit te vizave. Nderkaq ambasadori i Shqiperise ne NATO Artur Kuko ka theksuar se Brukseli i ndjek me vemendje zhvillimet ne Kosove dhe progresin e institucioneve shteterore sidomos te Policise se Kosoves dhe FSK-se.
Sipas tij edhe situata ne Veri te Kosoves eshte duke u ndjekur me interes. Te gjithe vezhguesit nderkombetare qofshin te Bashkimit Evropian apo te NATO-s fokusohen ne veri te Kosoves duke e vleresuar si nje situate problematike e cila duhet adresuar ne menyre te koordinuar nga autoritetet e Kosoves ne bashkepunim me komitetin nderkombetar ka thene Kuko.