E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove femija humb jeten ne aksident

Pakujdesia në drejtimin e automjeteve ka sjellë si pasojë vdekjen e një fëmije mëngjesin festiv të së enjtes. Policia e Kosovës njoftoi se një fëmijë ka humbur jeten dhe disa persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes dy automjeteve paraditen e sotme rreth orës 9.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë, autoambulanca, si dhe zjarrfikësit. Një aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit të mërkurën në ora 16.  Policia e Kosovës njoftoi se është raportuar se një i panjohur me veturën e tij e ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Drejtuesi i mjetit është larguar në drejtim të panjohur, ndërkohë që viktima është dërguar në QKUK dhe është në gjendje të rëndë. Policia thotë se rasti është duke u hetuar. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›