E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s Shqiperia -1

Kombëtarja shqiptare ka zbritur një shkallë në renditjen e FIFA-s duke u renditur në vendin e 38 për muajin gusht.

Mospasja e ndonjë miqësoreje ka bërë që kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni de Diazi të qëndrojnë në kuotën e 689 pikëve ndërkohë që është parakaluar nga Japonia e cila ka 7 pikë më shumë se kombëtarja jonë për shkak të fitores 1-0 me Irakun. Ndeshja e radhës e kombëtares shqiptare do të jetë miqësorja e datës 14 gusht përballë Armenisë e cila do të luhet në Tiranë. Në këtë miqësore trajneri De Biazi KombëtarjaShqipëria, barazim dhe shpresë Cana: Kemi besuar gjithmonë tek kualifikimi Norvegjia mbërrin në Tiranë pritet të grumbullojë disa emra të rinj të cilët do t’i shërbejnë atij për 2 ndeshjet eleminatore të botërorit Brazil 2014,  me 6 shtator me Slloveninë dhe 4 ditë më pas me Islandën, skuadrën suprizë të grupit E. Renditja e FIFA-s për këtë muaj vazhdon të kryesohet nga kombëtarja spanjolle e cila ka rreth 230 pikë më shumë se Gjermania e vendit të dytë. Pushimet verore dhe impenjimet parasezonale të skuadrave të ndryshme europiane kanë bërë që numri i ndeshjeve zyrtare apo miqësore të kombëtareve të jetë në nivele shumë të ulta. Kjo ka bërë që renditja e FIFA-s përsa i përket 10 vendeve të para të jetë e njëjtë me atë të muajit të shkuar, me Kolumbinë në vendin e tretë, Argjentinën në të katërtin, Italia e gjashta pas Holandes dhe Brazili në vendin e 9. Renditja tjetër e organizmit më të lartë të futbollit botëror do të publikohet me 12 shtator. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›