E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi leter BEvezhgoni zgjedhjetne Kosove

PRISHTINE- Ushtruesi i detyres se presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi i ka derguar nje leter perfaqesueses se larte te Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme Catherine Ashton permes se ciles e njofton per zhvillimet e fundit ne Kosove behet e ditur permes nje kumtese te departamentit te informacionit te Presidences.

Ne leter z.Krasniqi e njofton zonjen Ashton se zhvillimet politike ne vendin tone kane sjelle nevojen qe dita e zgjedhjeve te pergjithshme te caktohet me heret pikerisht per daten 12 dhjetor 2010 nje zhvillim ky qe eshte ne perputhshmeri te plote me Kushtetuten e Republikes se Kosoves por edhe ne pajtueshmeri midis partive politike te vendit tone.

Ai gjithashtu njofton zonjen Ashton se Komisioni Qendror Zgjedhor KQZ eshte i gatshem ti menaxhoje keto zgjedhje. Ne cilesine e ushtruesit te detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves z.Krasniqi perserit ftesen Bashkimit Evropian per vezhgim te tere procesit te zgjedhjeve ne vendin tone.

Vezhgimi i zgjedhjeve nga BE shkruan me tej z.Krasniqi do te dergonte nje mesazh te fuqishem tek politikanet dhe qytetaret dhe do te kete ndikim te madh ne besueshmerine dhe seriozitetin e ketyre zgjedhjeve.

Ushtruesi i detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves dr. Jakup Krasniqi u eshte drejtuar me nje leter permes ambasadoreve te gjitha vendeve te Bashkimit Evropian qe kane njohur pavaresine e Kosoves si dhe Ambasades se SHBA-se dhe asaj te Zvicres duke i njoftuar per daten e re te mbajtjes se zgjedhjeve te pergjithshme si dhe duke kerkuar prej tyre dergimin e vezhguesve per percjelljen e procesit zgjedhor te 12 dhjetorit.
m.a/kd/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›