Kosove gazetaret ne proteste

“Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës” njofton përfaqësuesit e mediave se të hënën më datë 23 Prill 2012, duke filluar nga ora 11:15 deri në ora 12:OO organizon një protestë të qetë para dyerve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës”.
Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që të zbulojnë burimet e tyre. Grumbullimi i protestuesve fillon nga ora 11:15.
“Që nga ora 11:30, në kohëzgjatje prej 15 minutash, protestuesit do të qëndrojnë në heshtje para legjislativit që me anë të votës së tyre përdhunuan deri në këtë masë Lirinë e Shtypit”, vazhdon komunikata.
Me anë të protestës, kërkohet nga Presidentja e Kosovës që të mos e nënshkruajë Kodin Penal përderisa i njëjti përmban nenet 37 dhe 38.
“Ftohen gazetarët, kameramanët, fotoreporterët, redaktorët dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë të mediave anembanë Kosovës që t`i bashkohen kësaj proteste. Ftohen organizata që përfaqësojnë dhe punojnë me mediat që të na mbështesin në këtë protestë, e cila në mënyrë simbolike demonstron pakënaqësinë ndaj përdhunimit të të drejtave të të punësuarve në media”, përfundon komunikata e Bordit të AGPK-së.