E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica jo zgjidhje ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka mision ushtarak për të vepruar në veri të Kosovës. Ministri i FSK-së, Agim Ceku, tha se FSK-ja është nën kontrollin demokratik civil dhe kryen punët e veta dhe zbaton urdhërat që merr.

Ministri Çeku shtoi se forca është mjeti i fundit për zgjidhjen e problemit në veri: “Veriu është një problem që kërkon angazhimin e të gjithëve, jo vetëm të qeverisë dhe institucioneve, por edhe angazhimin e të gjitha subjekteve të tjera, përfshi këtu edhe shoqërinë civile. E kam thënë gjithmonë që forca është mjeti i fundit për zgjidhjen e situatës në veri.”
 
Këto komente, z. Çeku i beri të dielën gjatë mbjelljes së disa fidanëve në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

“Kemi detyrim ligjor dhe moral për të menduar edhe për brezat e ardhshëm. Duhet që të bëjmë gjithçka kemi mundësi për një mjedis sa më të pastër”, theksoi Shpëtim Rudi, zëvendësministër i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë.
 
Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë Civile në Komunën e Prishtinës, Agim Gashi kërkoi nga qytetarët që të jenë më të kujdesshem sepse toka po degradohet, po shfrytëzohet joracionalisht dhe sipas tij nuk po mbrohen pasuritë natyrore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›