Kosove gjykata rrezon ankimimet. Rinumerimi zbardh parregullsite

Nga gjithsej 760 vendvotime, në dy ditët e fundit janë rinumëruar vetëm 185 e tyre, ka bërë të ditur Burim Ahmetaj, koordinator i Qendrës së Numërimit të Rezultateve. Ai ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për "parregullsitë e shumta" që janë vërejtur në shumicën e vendvotimeve. Por, disa anëtarë të KQZ-së kanë kritikuar QNR-në për hapa të ngadaltë gjatë rinumërimit të rezultateve ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës, si instancë e fundit e ankimimit sipas Ligjit mbi Zgjedhjet, ka refuzuar të gjitha ankesat që i janë drejtuar ndaj parregullsive të pretenduara zgjedhore, njofton Televizioni i Kosovës.
Media kosovare bën të ditur se Gjykata Supreme nuk ka gjetur baza për të miratuar ndonjë nga ankesat. Pohohet se është refuzuar edhe ankesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kundër KQZ-së, pasi kjo e fundit kishte shkelur Ligjin mbi zgjedhjet kur vendosi rivotim në Komunën e Deçanit. Sipas AAK-së, KQZ-ja kishte vendosur në mënyrë arbitrare.
Delina Bitraku