E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetare Argjentines Maradona Bilardo me tradhetoi

Diego Maradona bëhet edhe një herë protagonist, në fushën e tij të preferuar të akuzave dhe deklaratave cinike, duke shprehur në një intervistë të gjithë urrejtjen e tij për mosrinovimin e kontratës në pankinën e kombëtares së Argjentinës. Trajneri që dështoi në Botërorin Afrikë e Jugut 2010, ka sulmuar Carlos Bilardon, drejtorin e përgjithshëm të kombëtares, për të cilin thotë se ka qenë forca kryesore kundër ri-caktimit të tij, pas fushatës zhgënjyese në 2010.

"Nëse Bilardo kishte dicka për të më thënë, duhet të ma thoshte mua. Sepse i kishte mundësitë për për ta bërë. Kjo që bëri ishte gjë prej frikacaku, sepse ai që e futi Bilardon në seleksiono isha unë. Nëse do të thosha jo, ai nuk do të futej. Batista dhe Broun më thanë, ndërsa Bilardo jo. Atyre i them, kam një cështje me Bilardo. Unë nuk e tradhtova atë. Bilardo më tradhtoi mua," tha Maradona. Trajneri i ri i Argjentinës, i caktuar muajin e kaluar, Sergio Batista, ka patur mbështetjen e presidentit të Federatës, Julio Grondona, por duket se është i vetmi që ende nuk ka tërhequr sulmet e Maradonës.

"Ka patur disa carje në komunimik nga ana e Batistës, të cilat unë nuk i pëlqej. Por, i uroj gjithë të mirat. Shpresoj që ai të jetë i aftë të fitojë atë që unë nuk e fitova dot: Kupën e Botës," u shpreh  Maradona, që ka patur akuza për të gjithë, nga presidenti i Federatës Grondona, e deri tek presidenti i Boca Juniors, Jorge Amor Ameal, pa haruar edhe trajnerin që përflitet të ulet në pankinën e Bocas, Julio Cesar Falcioni – një vend që në fak Maradona është shprehur se vdes ta ketë.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›