E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove i kerkuaringa FBI jeton ilire ne Mitrovice

PRISHTINE- Njeriu me i kerkuar nga FBI-ja jeton i lire ne Kosove. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan sot se Shtetet e Bashkuara te Amerikes e konsiderojne Bajram Asllanin nje njeri shume te rrezikshem por per shkak te statusit nderkombetar te pazakonte te Kosoves eshte e pamundur qe ta ekstradoje dhe ta marre ate ne pyetje. Bajram Asllani akuzohet nga nje gjykate amerikane per veprimtari terroriste por ndryshe nga njerezit e tjere te kerkuar nga drejtesia amerikane 30 vjecari jeton i lire me familjen e tij ne qytetin verior te Mitrovices ne Kosove nje vend ky pro amerikan ku rreth 800 ushtare amerikane japin kontributin e tyre per te ruajtur paqen mes shqiptareve dhe minoritetit serbe ne kete vend. Pak muaj me pare nje gjykatese e Eulexit hodhi poshte kerkesen per paraburgimin dhe ekstradimin e tij drejt Shteteve te Bashkuara pasi nuk ekzistonte nje marreveshje ndermjet Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara per nje procedure te tille. Por fotografia e Bajram Asllanit publikuar ne faqen e internetit te FBI-se si i kerkuar e ka nderlikuar shume jeten e 30 vjecarit i cili se bashku me gruan dhe tre femijet jetojne vetem me 100 dollare ne muaj.
NEWS24/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›