Porosia e Dellit
Ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell ka porositur partite politike qe te qendrojne sa me larg kutive te votimit me 12 dhjetor.
Kete deklarate Dell e ka bere te merkuren ne konferencen e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me temen 147Kosova ne syte e investitoreve te huaj148 ku ka folur edhe per ekonomine dhe perhapjen e korrupsionit.
147Nuk ndjej kenaqesi kur shoh pranine e njerezve te institucioneve neper vendet e votimit pasi qe aty krijohen probleme148 ka thene Dell.
Porosia e Dellit per zgjedhjet e ardhshme eshte dhene tri dite pas zgjedhjeve ne komunen e Rahovecit ku zyrtare te larte te partive politike u pane duke qendruar afer vendvotimeve.
Ndryshe diplomati amerikan ne zgjedhjet e fundit lokale te vitit te kaluar eshte pare bashke me diplomate te tjere qe jane te akredituar ne Prishtine duke vizituar qendrat e votimit dhe duke dhene porosi qe politikanet te mos afrohen te vendvotimet. Shume organizata vendore dhe nderkombetare kane bere verejte per shkak se politikanet vazhdimisht e kane shfrytezuar diten e votimit per t146iu bere presion votuesve duke qendruar afer vendvotimeve.
Megjithekete Dell ka perseritur se procesi zgjedhor duhet te jete i organizuar dhe mbikeqyrur mire nga vendoret.
147Dua qe vete ju te punoni qe keto zgjedhje te jene te rregullta sepse shoh se ne Kosove ka njerez te forte dhe qe me angazhimin e tyre mund te ndihmojne ne kete proces148 ka thene Dell.
147Kemi 147Demokracine ne Veprim148 e cila eshte duke angazhuar nje numer te madh te njerezve per te punuar per zgjedhjet dhe per te siguruar nje proces te rregullt dhe demokratik148.
Shefi i Zyres me te fuqishme nderkombetare ne Kosove ka folur edhe per problemet e qytetareve te Kosoves duke perfshire mungesen e zhvillimit ekonomik dhe perhapjen e korrupsionit.
Ai ka treguar pershtypjet qe ka degjuar drejtperdrejt nga qytetaret e Kosoves.
147Cdo qytetar me te cilin kam folur ka shprehur brengat per ekonomi te dobet per mungese te vendeve te punes si dhe prezence te theksueshme te korrupsionit. Keto jane brengat thelbesore te ketij vendi148 ka numeruar Dell mangesite e Shtetit te Kosoves.
147Ne zgjedhjet e muajit te ardhshem keto sfida duhet te adresohen. Nese Qeveria e ardhshme deshton ta beje kete Kosova do te futet ne probleme te medha148 ka parashikuar Dell dhe ka kerkuar zgjidhjen e ketyre problemeve nga institucionet e ardhshme.
147Kater vitet e ardhshme do te jene me kritike per te ardhmen tuaj sesa dhjete vitet qe kaluan. Zgjedhjet e ardhshme do te ndikojne edhe tek investitoret e huaj148 ka thene Dell.