Permbyset rezultati
Me daulle fishekzjarre e muzike mbeshtetesit e AAK146se ne Rahovec festuan te merkuren pasdite futjen e Smajl Latifit ne balotazh.
Shiu qe ra gjate gjithe kohes nuk e prishi aspak kete feste perkundrazi ne mbremje me rahovecianet festuan edhe zyrtaret e larte te partise se Ramush Haradinajt nga Prishtina.
Krejt kjo feste erdhi pasi Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa i dha te drejte AAK146se ne ankesen e bere dy dite me pare per kontestimin e rezultateve preliminare ne tri qendra te vendvotimeve.
Vendimi i PZAP146se e nxori nga gara kandidatin e PDK146se Xhelal Canziba i cili deri te merkuren shpresonte ne nje mundesi te dyte dhe per fitore ne Rahovec.
Pas rinumerimit te votave ku dyshohej se te dhenat preliminare nuk ishin te sakta dhe pas numerimit te votave me kusht rezultati preliminar i Rahovecit i dhene nga KQZ146ja dhe nga Koalicioni i OJQ146ve 147Demokracia ne Veprim148 u permbys.
147Sipas raportit nga Qendra e Numerimit te Rezultateve do t146i lexoje me emra te kandidateve. Ibrahim Kryeziu nga LDK146ja ka fituar gjithsej 5451 vota ose 27.65 per qind Smajl Latifi nga AAK146ja 5267 ose 26.71 per qind Xhelal Canziba nga PDK 5234 vota ose 26.55 per qind. Kurse Rexhep Oruqi nga AKR146ja 3261 vota ose 16.54 per qind dhe Luljeta Kadiri nga LDD146ja 503 vota apo 2.55 per qind. Keto jane pra rezultatet perfundimtare nga QNR146ja per zgjedhjet per kryetar komune ne Rahovec148 ka thene Valdete Daka kryetare e KQZ146se ne mbledhjen e se merkures.
Permbysja e rezultateve preliminare per Rahovec ngjalli ne KQZ reagimin e anetarit nga radhet e AKR146se Fadil Maloku.
Ai kerkoi shpjegim se si ndodhi ndryshimi i rezultateve.
Sqarim per kete dha Kryeshefi ekzekutiv i KQZ146se Xhemail Pecani i cili beri te ditur se heren e pare nuk jane perfshire votat nga tri vendvotime.
Per kete ai e hodhi fajin te Komisioni Komunal Zgjedhor.
147Ne rezultatet preliminare eshte bere nje gabim nga komisioneret komunale ne publikimin e rezultateve dhe nuk jane perfshire tri vendvotime ne rezultatet preliminare cka do te thote se ne qendren e regjistrimit jane numeruar edhe nje here votat dhe tash jane ketu148 ka thene Pecani.
Pas publikimit te rezultateve perfundimtare konfirmohet serish se gara per kryetar te Rahovecit ne raundin e pare ishte shume e forte.
Kandidati i AAK146se Smajl Latifi ka arritur qe te futet ne balotazh me vetem 33 vota me shume sesa ai i PDK146se.
Deri me 19 dhjetor kur pritet te zhvillohet balotazhi Ibrahim Kryeziu nga LDK146ja dhe Smajl Latifi i AAK146se duhet te bejne fushate te heshtur per t146i kerkuar votat qe te dielen e kaluar votuan per PDK146ne AKR146ne e LDD146ne. Kjo pasi keto parti kane deklaruar tashme se nuk do te bejne koalicion parazgjedhor per t146i mbeshtetur kandidatet ne gare.
Gaboi edhe 147Demokracia ne Veprim148
Njesoi sikur KQZ146ja edhe Koalicioni i OJQ146ve 147Demokracia ne Veprim148 pranoi te merkuren se kishte bere gabim gjate futjes se te dhenave duke dhene rezultate te pasakta preliminare per garen ne Rahovec.
Dega e AAK146se ne Rahovec reagoi per kete leshim.
147Demokracia ne Veprim deshtoi ne vezhgim dhe raportim. Shoqeria civile eshte nje nga shtyllat shume te rendesishme per funksionimin e strukturor te shtetit. Fatkeqesisht kete rol nuk po e kryen shoqeria civile ne Kosove ne te shumten e rasteve. Kete e deshmon edhe rasti i fundit ne Rahovec ku rrjeti i organizatave joqeveritare per monitorimin e zgjedhjeve deshtoi plotesisht ne detyrimin e marre persiper. Jemi shume te indinjuar me hutine qe Demokracia ne Veprim u shkaktoi qytetareve te komunes se Rahovecit148 thuhet ne reagim.
147Demokracia ne Veprim148 e ka pranuar gabimin e bere gjate publikimit te te dhenave preliminare te rezultateve dhe e ka nxjerre fitues kandidatin e AAK146se Smajl Latifi duke e futur ate ne garen per kryetar te Rahovecit se bashku me kandidatin e LDK146se Ibrahim Kryeziu.
Drejtuesi i 147Demokracise ne Veprim148 Ismet Kryeziu ka thene se pas rinumerimit dhe dy gabimeve teknike qe jane bere ka ndryshuar rezultati ne favor te AAK146se.
Kryeziu ka kerkuar falje per konfuzionin e mundshem qe eshte krijuar por sipas tij kjo ka ndodhur per shkak te leshimeve teknike.
Ankesat e pasuksesshme
Partia Demokratike e Kosoves kishte bere ankese ne Panelin per Ankesa dhe Parashtresa per tri qendra te votimit ne Rahovec dy prej te cilave AAK146ja pretendonte se ka me se shumti vota mirepo keto ankesa te PDK146se nuk jane marre parasysh nga PZAP146i.
Edhe LDK146ja kishte bere nje ankese por edhe ajo nuk rezultoi e suksesshme.
Vendimet e publikuara te merkuren ne adresen elektronike te PZAP146se deshmuan se e vetmja ankese e rregullt nga Rahoveci ishte ajo e AAK146se.
Pastrohen listat
Votues jane hequr nga Lista Votuese per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit.
Kryeshefi ekzekutiv i KQZ146se Xhemajl Pecani konfirmoi te merkuren se ne bashkepunim me Ministrine e Puneve te Brendshme kane arritur qe t146i identifikojne 6148 persona te vdekur te cilet tanime nuk do te jene ne Listen Votuese.
Kandidatet ne balotazh
Ibrahim Kryeziu LDK 5451vota ose 27.65 per qind
Smajl Latifi AAK 5267 vota ose 26.71 per qind