Kosovë, ja pasuritë e kabinetit "Thaçi 2"

Mediat kosovare kanë publikuar pasuritë e kabinetit të sapozgjedhur, ku kryeministrit Hashim Thaçi ka deklaruar 17 318 euro pagë vjetore si kryeministër, rreth 180 mijë euro kursime bankare, 150 mijë euro tokë për ndërtimin e shtëpisë, 203 mijë euro - shtëpi në ndërtim e sipër, 180 mijë euro tokë të trashëguar nga familja, 80 mijë euro shtëpi nga familja dhe 100 mijë euro kredi bankare.
Pas tij vjen Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë - 15 mijë euro rrogë vjetore, si zëvendëskryeministër, gjashtë mijë euro pagë si profesor në Universitetin e Prishtinës, 12 mijë euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, gjashtë mijë euro para të gatshme, 15 mijë euro kredi bankare, 200 mijë euro shtëpi në Prishtinë,200 mijë euro tokë dhe pasuri familjare në Pejë, veturë me vlerë prej 10 mijë eurosh.
E treta në rradhë është Edita Tahiri, zëvendëskryeministre e Kosovës - 22 mijë euro rrogë si deputete dhe ministre e Qeverisë së Kosovës, 300 mijë euro shtëpi në Prizren, 200 mijë euro tokë në Prizren, 500 mijë euro truall në Prevallë, veturë në vlerë prej 16 mijë eurosh.
Më pas Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe e Industrisë - 18 mijë euro si konsulente, mbi shtatë mijë euro para në bankë, 200 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 70 mijë euro shtëpi në Gjakovë, 30 mijë euro kredi në bankë.
Lista vazhdon me Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane, Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme, Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, Ramë Buja, ministër i Arsimit etj, dhe lista mbyllet me dy ministrant e fundit, Sasa Rasic, ministër për Kthim dhe Komunitete dhe i fundit Mahir Jagcilar, ministër i Pushtetit Lokal. Ndërsa ministrin e Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, që vjen nga Lista "Dr. Ibrahim Rugova"nuk ka të dhëna, pasi ai nuk ka deklaruar ende pasurinë e tij.