Ambasadori Arvizu dhuron gjak për personat në nevojë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka dhuruar sot gjak për personat në nevojë. Në fjalën e tij para mediave Arvizu ka theksuar se në Shtetet e Bashkuara është traditë dhurimi i gjakut dhe se anëtarët e stafit të ambasadës do të vijojnë sensibilizimin për dhurimin e gjakut.
Ai gjithashtu theksoi se kjo nismë do të shtrihet edhe në universitete për të sensibilizuar studentët që të dhurojnë gjak për personat në nevojë.
Ambasadori Arvizu i është shmangur pyetjeve politike dhe në formën e një batute ka pyetur vetëm se në çfarë krahu të japë gjak në të majtin apo në të djathtin.