E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët ironizojnë parlamentarët: Kujdes nga hajdutët!

Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit të ri, qytetarë të indinjuar, në rrugët që të cojnë te ky institucion kane shkruar parrulla dhe thirrje për “KUJDES” nga deputetët e rinj që do të betohen për këtë legjislaturë pasi janë 'hajdutë'.

Nën tingujt e himnit kombëtar, Kuvendi i Shqipërisë nisi të hënën punimet e legjislaturës së VIII-të. Ky moment shënon dhe fillimin e drejtimit të vendit nga qeverisja e majtë, si fituese e zgjedhjeve të 23 qershorit. Seanca, që u ndoq nga Presidenti Bujar Nishani, përfaqësues të trupit diplomatik, etj, u çel nga deputeti më i vjetër në moshë, Namik Dokle pas refuzimit te ish-kryeministrit Berisha.
(e.m/m.mërtiri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›