Kosovë, kujtohet 1-vjetori i Kushtetutës

Me ekzekutimin e himnit shtetëror, filloi seanca solemne e kuvendit të Kosovës me rastin e njëvjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u bëri thirrje institucioneve dhe qyetarëve ta zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës se kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar institucionet demokratike. Presidenti Sejdiu e vlerësoi lart njohjen nga Repubika e Gambias dhe tha se kjo njohje është dëshmi e pakontestueshme se Kosova është vend i sundimit të ligjit. "Në aspektin e rendit juridik dita e miratimit dhe e hyrjes në fuqi të Kushtetutës janë datat më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës", tha Sejdiu.