Në dhjetor, të dhëna të plota për demografine e popullsisë
Në dhjetor të këtij viti për herë të parë vendi do të ketë të dhëna të plota për demografine e popullsisë. Qeveria shqiptare me ndihmën e Usaid Albania dhe partnerë të tjerë, po realizojnë prej muajit nëntor 2008, "vëzhgimin demografik dhe shëndetësor", ky i fundit i pari i këtij lloji për vendin. Kështu, strukturat politik-bërëse, do të mund të dinë se sa ëhstë numri real i emigrantëve, si ëhstë niveli i arsimimit, punësimit etj. Përsa u takon të dhënave shëndetësore në vëzhgim po kampionohen banorët për nivelin e ushqyerjes, gjatësisë, peshës, tensionit arterial, dhe aksesit në shërbimet shëndetësore. Referuar situatës aktuale, standartet e sistemit shëndetësor në shqipëri, janë një pengesë për anëtarësimin e vendit në BE. Në këtë studim demografik dhe shëndetësor, do të përfshihen 9 mijë familje në të gjithë vendin, dhe grupmosha e të anketuarve do të jetë mes 14 dhe 49- vjeçarëve.