E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vazhdon sulmet në Tripoli

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 13:42

Kryeqyteti libian, Tripoli, është goditur herët në mëngjes, nga ato që dukej të ishin një seri bombardimesh nga aeroplanët luftarakë të NATO-s.

Agjencia e lajmeve, Associated Press raporton për të paktën 20 sulme ajrore,
që shkaktuan buçitje të stuhishme rreth Tripolit.

Raportet flasin se tymi shkaktuar nga sulmet, është parë të ngrihet nga zona afër kompleksit të liderit libian Muammar Gaddafit.

AP citon një zëdhënës të regjimit të Gaddafit të ketë thënë se nuk ka është e qartë se çka ishte në shënjestër të sulmeve.

Në dy muajt e fundit, forcat e NATO-s kanë bombarduar ushtrinë e Gaddafit, e cila ka mbetur në një rrugë qorre, meqë po lufton dhe me kryengritësit, që tashmë kontrollojnë lindjen e Libisë dhe po mundohen ta rrëzojnë sundimtarin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›