Turqia më konkurruesja në Evropën Juglindore
Turqia ka dalë si më konkurrentja mes pesë vendeve të Evropës Juglindore (SEE), në një sondazh të ri të Institutit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Administrimit (IMD).
Një ekonomi me rritje të shpejtë, Turqia kapërceu nëntë vende, në e Librin e Konkurrencës Botërore (WCY) të përvitshëm të shkollës kryesore të biznesit me qendër në Zvicër, i cili mbulon 59 vende të industrializuar dhe ekonomi në rritje këtë vit.
Turqia doli kështu shumë më përpara sesa Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Kroacia, të vetmet vende nga rajoni të përfshirë në sondazh.
IMD, që ka botuar studimet krahasues të saj që nga viti 1989, analizon dhe rendit aftësinë e vendeve për të krijuar dhe mbajtur një mjedis, në të cilin ndërmarrjet mund të konkurrojnë mbi bazën e 331 kritereve.
Të dhënat që instituti me qendër në Lozanë përpilon për sondazhin e tij, grupohen në katër kategori kryesore: arritjet ekonomike, efektshmëria e qeverisë, efektshmëria e biznesit dhe infrastruktura, të cilat ndahen pastaj secili në pesë nën-faktorë.
Renditjet e vendeve janë mbështetur në rezultatin e përgjithshëm të tyre deri në 100 pikë, dy të tretat e të cilëve janë mbi të dhënat statistikore dhe një e treta mbi përgjigjet e gjithsej 4 mijë ekzekutivësh.
Këtë vit, Shtetet e Bashkuara dhe Hong Kongut iu dha rezultati më i mirë i mundshëm, me 100 pikë secilit.