E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, manipuluan votat, 6 vjet burg për anëtarët e komisionit

Gjashtë anëtarë dhe kryetarja e komisionit zgjedhor, në qendrën e votimit në Koshare të Ferizajt në Kosovë, janë dënuar nga gjykata me 44 muaj burg me kusht.
Sipas mediave kosovare gjykata e Ferizajt ka shpallur fajtor 6 anëtarët e komisionit të cilët kanë ndryshuar rezultatin e votimit në formularin e të dhënave në vendvotimin numër 2514D/01R.
Gjykata ka dënuar me 8 muaj burg kryetaren e komisionin ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë të komisionit janë dënuar me nga 6 muaj burg.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›