E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria greke plane të reja për kursime

Pas votëbesimit në parlament të kryeministrit grek Jorgos Papandreou , kabineti i ri ka vendosur një plan kursimi për tre vitet e ardhshme.
Sipas mediave greke plani parashikon që deri në 2015 të kursejë në nivelin prej 28 miliardë euro.
Mësohet se çështjet kryesore do të njoftohen javën e ardhshme, ndërsa mediat theksojnë se vetëm në shërbimet publike do të duhet të kursehet 800 milionë euro nga shkurtimi i pagave.
Programi strikt i kursimeve do të miratohet të martën në parlament, kusht ky për të marrë kredi të tjera ndërkombëtare.
Ndërkohë të mërkurën 155 deputetë të partisë qeverisëse, PASOK i dhanë votëbesimin kryetarit të saj dhe kabinetit të tij të ri qeveritar, ndërsa kundër votuan 143 deputetë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›