Grabitet një pikë karburanti në Fushë Krujë

Një grabitje me maskë ka ndodhur paraditen e sotme në një karburant në Fushë Krujë.
Një person i armatosur dhe me maskë ka shkuar në një pikë karburanti dhe nën kërcënimin e armës u ka kërkuar punonjësve xhiron ditore.
Menjëherë grabitësi ka marrë paratë dhe është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila pasi ka marrë dëshminë e punonjësve të karburantit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësit.