E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe Politika e jashtme amerikane nuk do te kete pasoja nga publikimet ne Wikileaks

Shtepia e Bardhe ka lejuar Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin qe te merren me pjesen me te madhe te pergjigjeve zyrtare per dokumentat e Departamentit te Shtetit te publikuara nga Wikileaks.

Sekretari i medias prane Shtepise se Bardhe Robert Gibs tha se presidenti Barak Obama nuk eshte angazhuar per te bere ato qe ai i quajti telefonata provokative me udheheqesit boteror. Disa here gjate pergjigjes se tij Gibs iu referua thenieve te Sekretares amerikane te shtetit Hillari Klinton dhe Pentagonit.

Zedhenesi presidencial ne shtepine e Bardhe Gibs nuk e perjashtoi mundesine qe Z.Obama tu pergjigjet personalisht disa prej elementeve te publikuar ne Wikileask duke thene se nese presidenti flet me udheheqesit borerore ose nese ata vizitojne Uashingtonin ai do ti siguronte ata per qellimet e perbashketa.

I pyetur se perse Presidenti nuk e ka shprehur publikisht zemerimin e tij rreth dokumenatve te publikuara te Departamentit te Shtetit z. Gibs tha se z.Obama e konsideron rrjedhjen e informacionit nje shkelje te rende te ligjit dhe nje kercenim serioz per personat qe jane zbuluar dhe qe kane ndihmuar politiken e jashtme amerikane.

Zoti Gibs tha se politika e jashtme amerikane nuk do te kete pasoja nga ky skandal.

Nuk besoj se publikimi i ketyre dokumentave prek aftesine tone per te drejtuat politiken e jashtme dhe per ecjen perpara te interesave tona. - tha ai

Gibs theksoi se nje hetim eshte duke u zhvilluar se si Wikileask arriti te kete qindra mijera dokumenta sekrete qe i publikon. Administrta e Presidentit Obama tha se eshte duke pare nje mori gjerash dhe se asgje nuk eshte e perjashtuar.

Prokurori i Pergjithshem i SHBA Erik Holder tha se Wikileaks dhe personat qe jane te perfshire ne kete publikim dokumentash jane objekt i hetimit. Ai tha se kushdo qe ka thyer ligjin amerikan do te jete pergjegjes.

I pyetur nese presidenti Obama do te diskutonte per publikimet e Wikileaks me udheheqes boterore sic eshte Presidenti i Pakistanit Asif ali Zardari i cili eshte perfolur negativisht nga nje udheheqes i huaj ne njerin prej dokumentwecve z.Gibs tha se nese kjo ceshjtje do te shtrohej per diskutim atehere z.Obama do ta flase mbi kete ceshtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›