E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Del para gjyqit somalezo-amerikani i dyshuar per bombe ne Oregon

Nje adoleshent amerikan me origjine nga Somalia del sot para gjykates nen akuzat se eshte perpjekur te kryeje nje sulm me makine-bombe ne qytetin Portland te Oregonit.

Prokuroret thone se 19-vjecari Mohamed Osman Mohamud u perpoq te hedhe ne ere te premten nje furgon prane nje ceremonie per ndezjen e dritave te Pemes se Krishtlindjes.

Autoritetet thone se agjente te zbulimit i kishin dhene Mahmudit eksplozive te rreme pasi kishin patur informacione per nje sulmin qe nje vit me pare.

Mohamed Osman Mohamud del para gjyqit nje dite pasi ju vu zjarri xhamise ku ai shkonte. Zjarrfikesit e qytetit Corvallis ne Oregon thone se zjarri qe ju vu dje xhamise duket se ka qene i qellimshem por nuk kane informacione se kush e ka kryer kete akt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›