E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, masakrohet me thikë një 19-vjeçar, policia ndalon tre persona

Gjilan, 20 dhjetor NOA Masakrohet me thikë një 19-vjeçar nga Gjilani i Kosovës. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në një lokal pranë gjimnazit të Gjilanit në Kosovë, kur 19-vjeçari me inicialet S.G, është therur me thikë. Të sinjalizuar për ngjarjen, forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë për të zbuluar motivet dhe autorët e këtij krimit.

Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjeve të shumta me thikë. Sipas policisë, dyshohet se 19-vjeçari ka debatuar me tre persona të cilët më pas e goditën atë me thikë. Disa orë pas ngjarjes, policia ka ndaluar tyre persona si autorë të dyshuar të krimit, ndërsa nuk bëhen të ditura emrat e tyre dhe motivi i ngjarjes. Ndërkohë po dje, në fshatin Pozheran të Gjilanit, një tjetër person është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave ku njëri prej tyre mbeti i plagosur pasi u goditë me thikë në kraharor.. I dëmtuari u transportua në spital, ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar.k.k/NOA 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›