E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti slloven, Danilo Turk mbërriti sot në Prishtinë

Prishtinë, 21 dhjetor, NOA - Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk, ka mbërritur sot në  Kosovë ku është parashikuar të zhvillojë takime me autoritetet e larta kosovare si me homologun e tij Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi.

I shoqëruar edhe nga ministrja sllovene e Mbrojtjes Lubica Jelushiç, në axhendën e vizitës së tij është parashikuar që të zhvillohet edhe një takim me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti slloven do të marrë në diskutim me autoritetet kosovare çështjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, atë të pranisë së forcave të KFOR-it si edhe diskutimin për procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian që e pret Kosovën. n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›