E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mbi 2 mijë veta të zhdukur

Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve nënvizojnë se dhjetë vite nga përfundimi i luftës konsiderohen të zhdukur 1838 persona.

Në këtë shifër janë përfshirë edhe eshtrat e gjetura të 400 vetave të cilat akoma nuk janë identifikuar dhe gjenden në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë.

Kryetari i Këshillit Koordinues për personat e zhdukur në Kosovë, Haki Kasumi se në Kosovë konsiderohen mbi 2000 veta të zhdukur, pasi që sipas tij, listat e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë kanë shumë mangësi dhe nuk kanë të përfshirë shumë persona të zhdukur gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë.

KKN-ja pas përfundimit të luftës në Kosovë ka evidentuar rreth 6 mijë persona të zhdukur, por dhjetë vite më pas kjo shifër është zvogëluar në 2 mijë veta, prej të cilëve 90 për qind janë shqiptarë dhe 10 për qind nga komunitetet e tjera pakicë.

Familjet e të zhdukurve me rastin e ditës së sotme të të zhdukurve kanë shtuar presionet pranë autoriteteve kosovare dhe atyre ndërkombëtare për ndriçimin e fatit të të afërmve të tyre të zhdukur. (INA 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›